UP hap konkurs për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027 NULL NULL 29.06.2026 12:43 29.06.2026 12:43 Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2026/2027. Këtë vit akademik, në afatin e parë planifikohet të regjistrohen 5663 studentë të rregullt për nivelin baçelor, kurse 2423 studentë për nivelin master, nga të cilët 9 studentë ndërkombëtarë. Programet e studimit të ofruara mbulojnë një gamë të gjerë fushash akademike dhe janë hartuar për t’u përgjigjur kërkesave të tregut të punës, duke u ofruar studentëve njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për zhvillim profesional dhe personal. Në njoftimin për media thuhet se Universiteti i Prishtinës vazhdon të jetë i përkushtuar në krijimin e një mjedisi cilësor akademik, që mbështet zhvillimin intelektual të studentëve dhe i ndihmon ata të arrijnë synimet e tyre në karrierë. Sipas njoftimit, të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës, një institucion me histori, traditë dhe përkushtim ndaj cilësisë në arsimin e lartë. /Klankosova.tv