Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëna që shpëtoi me foshnjën 18-ditëshe: Sa kohë që ai ishte gjallë, unë do të luftoja për të jetuar

NULL NULL
29.06.2026 12:17
Nëna dhe foshnja e shpëtuar nga tërmetet në Venezuelë

Një nënë, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat e shtëpisë së saj të shkatërruar në Venezuelë së bashku me foshnjën 18-ditëshe, i ka treguar BBC-së se ishte pikërisht djali i saj i porsalindur ai që i dha forcë të mbijetonte.

Dayana Patino ndodhej në apartamentin e saj në katin e tetë, në rajonin bregdetar verior të La Guaira, së bashku me djalin e saj, Juan David, kur vendin e goditën tërmetet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajo rrëfen se reagoi menjëherë duke e marrë në krahë foshnjën, por më pas ndjeu sikur po “fluturonte”.

“Mu duk sikur po fundosesha në ujë dhe dhe, e më pas rashë në një gropë, ku mbeta e bllokuar”, thotë ajo.

“Nuk e di si nuk më ra foshnja nga duart, sepse po fluturoja. U shtypa mes mobilieve”, shton Dayana.

Ajo dhe djali i saj mbetën të bllokuar nën rrënoja derisa britmat e saj arritën të dëgjoheshin nga ekipet e shpëtimit, të cilat mbrëmjen e së enjtes arritën t’i nxirrnin të dy të gjallë.

“Sa kohë që ai ishte gjallë, edhe unë do të luftoja për të jetuar. Herë pas here ia prekja hundën vetëm për t’u bindur se ende po merrte frymë”, tregon Dayana.

Pamjet e operacionit të shpëtimit janë shpërndarë në mbarë botën, ndërsa Juan David është kthyer në një simbol shprese për Venezuelën, e cila është goditur rëndë nga dy tërmetet e fuqishme të së mërkurës, që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 1.450 personave.

lajme të ngjashme