Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pefqeli rinovon kontratën me Dukagjinin

NULL NULL
28.06.2026 19:28
Mergim Pefqeli

Ylli i futbollit kosovar, Mërgim Pefqeli, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me skuadrën e Dukagjinit, duke vendosur të zgjasë qëndrimin e tij në klubin nga Klina.

Siç mëson Klankosova.tv, Pefqeli dhe klubi i Dukagjinit kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës edhe për një sezon, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet nesër.

Pavarësisht interesimit nga disa klube brenda Kosovës, por edhe nga ekipe jashtë vendit, mesfushori ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Dukagjini, ku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Pefqeli iu bashkua Dukagjinit pas aventurës te Prishtina, ndërsa që nga transferimi në Klinë është konsoliduar si një element kyç në mesfushën e ekipit, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në rezultatet e klubit.

Kujtojmë që skuadra nga Klina do të udhëtojë drejt Bullgarisë në fillim të muajit të ardhshëm ku do të zhvillojnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës.

lajme të ngjashme