Alarm në Greqi: Peshku helmues me dhëmbë të mprehtë po përhapet në Mesdhe NULL NULL 28.06.2026 17:32 28.06.2026 17:32 Një specie peshku toksik me dhëmbë të mprehtë, që ngjajnë me ata të njeriut, po përhapet në Greqi pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Bëhet fjalë për silver-cheeked toadfish (Lagocephalus sceleratus), një peshk me trup në formë silureje (torpedo), i pajisur me dhëmbë të mëdhenj dhe jashtëzakonisht të mprehtë. Përveç kafshimit të rrezikshëm, ai përmban edhe një neurotoksinë shumë të fuqishme të quajtur tetrodotoksinë, e cila mund të shkaktojë dështim të zemrës dhe mushkërive, duke e bërë këtë peshk të papërshtatshëm për konsum njerëzor. Kjo specie zakonisht jeton në Oqeanin Indian, por besohet se ka kaluar përmes Kanalit të Suezit drejt Detit Mesdhe, e tërhequr nga ngrohja e ujërave. Peshkatarët në Greqi tashmë po marrin pagesa nga shteti për kapjen e këtij peshku, i cili po migron drejt veriut në Mesdhe si pasojë e ndryshimeve klimatike, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet greke bëjnë të ditur se deri më tani peshku nuk është parë në zonat ku turistët lahen në ishujt e vendit. Megjithatë, javët e fundit ai ka shkaktuar probleme serioze për peshkatarët pranë brigjeve të Kretës dhe disa ishujve të tjerë, duke shqyer rrjetat e peshkimit. Që nga e premtja, qeveria greke ofron 5.33 euro për çdo kilogram peshku të kapur, megjithëse kjo specie zakonisht gjendet në ujërat tropikale. Është hera e parë që Greqia merr një masë të tillë, deklaroi ministri i Bujqësisë, Margaritis Schinas, ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, përpara nisjes së programit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.