Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pesë foshnje marrin emrin Neymar pas rikthimit të tij në Botëror

NULL NULL
28.06.2026 16:28
Neymar Jr

Rikthimi i Neymarit në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026 ka ngjallur entuziazëm të madh në vend, aq sa disa prindër kanë vendosur t’ua vendosin emrin e sulmuesit fëmijëve të tyre të porsalindur.

Sipas të dhënave të publikuara nga g1, bazuar në regjistrat e Arpen, menjëherë pas shpalljes së listës së Brazilit më 18 maj, pesë foshnja u regjistruan me emrin “Neymar” në pesë qytete të ndryshme.

Në total, gjatë vitit 2026 janë regjistruar 25 fëmijë me këtë emër, ndërsa këto pesë raste përbëjnë rreth 20 për qind të totalit vjetor, duke reflektuar ndikimin e menjëhershëm të rikthimit të tij në Kombëtare.

Megjithëse përdorimi i emrit Neymar ka rënë ndër vite, rikthimi i tij për Botërorin 2026 ka krijuar një valë të re emocioni mes tifozëve, duke dëshmuar se ai vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit brazilian.

lajme të ngjashme