“Rrëmbeu vajzën e tij”, si manovroi policinë spanjolle i dyshuari që u kap në Kosovë? NULL NULL 28.06.2026 10:15 28.06.2026 10:15 Një burrë i dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij 6-vjeçare u përpoq për dy javë t’i ikte policisë duke përdorur një sërë manovrash për të humbur gjurmët dhe për të mos u identifikuar nga autoritetet. Ai dyshohet se e kishte fshehur fëmijën në bagazhin e veturës gjatë largimit nga Majorka, ndërsa më pas përdori edhe metoda të tjera për të devijuar hetimet, përfshirë dërgimin e një pajisjeje gjurmuese “AirTag” përmes postës, me qëllim krijimin e përshtypjes së rreme se ndodhej në një drejtim tjetër. Për të vështirësuar edhe më shumë identifikimin e tij, i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare dhe kishte fshirë profilet në rrjetet sociale, duke u shkëputur pothuajse plotësisht nga gjurmët digjitale. Sipas hetimeve, ai kishte ndryshuar gradualisht edhe pamjen fizike për të shmangur njohjen, ndërsa dyshohet se kishte përdorur edhe targa të dyshuara të falsifikuara, pasi në Gjermani u gjet një automjet me të njëjtat tabela që ishin përdorur gjatë arratisjes nga Majorka, duke ngritur dyshime për manipulim të qëllimshëm të identitetit dhe mjeteve të lëvizjes. Megjithë këto përpjekje për t’u fshehur dhe për të devijuar hetimet në disa shtete evropiane, ai u lokalizua nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë gjatë një operacioni të koordinuar me autoritetet spanjolle dhe ndërkombëtare. Ai u kap dhe u arrestua nga policia në vendngjarje, ndërsa fëmija u mor menjëherë nën mbikëqyrjen e autoriteteve dhe më pas iu kthye nënës së saj, duke përmbyllur me sukses operacionin. Ishte rrëmbyer nga babai në Mallorca, autoritetet spanjolle e gjejnë në Kosovë 6-vjeçaren