Reagimet e yjeve të artit për vdekjen e Prince NULL NULL 21.04.2016 21:18 21.04.2016 21:18 Pas lajmit për vdekjen e Prince, yjet e muzikës dhe filmit i kanë shprehur ndjenjat e tyre për artistin, transmeton Klan Kosova. Madonna ka shkruar: “Ai e ndryshoi botën. Një vizionar i vërtetë. Humbje e madhe. Jam e shkatërruar”. Regjisori Spike Lee: “Më mungon vëllai im. Prince kishte sens të madh të humorit”. Aktori Samuel Jackson: “Jam i rrënuar. Humbje e madhe për të gjithë ne. Një gjeni. Jam pa fjalë”. Këngëtari Boy George: “Sot është dita më e tmerrshme. Pusho në paqe Prince. Po qaj”. Aktori Chris Rock: “Ishalla nuk është e vërtetë”. Këngëtarja Ayo: “JOOOOOOOOOOO!!!!! Jam e shokuar!!!!! Nuk mund ta besoj!!!!! Sot do të bie shi i purpurt në parajsë…”.