Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rexhepi: Gjithmonë, fillimisht kemi votuar kryetarin e Kuvendit, pastaj Qeverinë e Presidentin (VIDEO)

NULL NULL
27.06.2026 18:01

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë së Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka), Emilja Rexhepi, ka folur rreth procesit të zgjedhjes së kryekuvendarit, formimit të Qeverisë si dhe zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Ajo në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se komuniteti boshnjak, siç e cilësoi ajo, është kategori e tretë kushtetuese në bazë të numrit të qytetarëve në Kosovë  dhe sipas saj, boshnjakët meritojnë përfaqësim prej tre ulësesh në Kuvendin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv

“Nuk është poenta që të votohet Qeveria por edhe konstituimi i të gjitha institcuioneve fillimisht kuvendi, pastaj votohet kryekuvendari, pastaj të hapet rruga për themelimin e qeverisë, të mbështesim qeverinë, më pas e kemi problemin e tretë me të cilin do të balallafaqohemi dhe aty nuk jemi të mjaftueshëm, ne me përfaqësues të komuniteteve pakicë por duhet që edhe partitë tjera shqiptare që janë brenda Kuvendit të mbështesin votimin e presidentit të shtetit”

Ajo gjithashtu foli për zhvillimet pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Sot janë shpallur rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpresoj se nuk do të ketë shumë ankesa dhe parashtresa ndoshta edhe dikush prej nesh nga komuniteti joshumicë do të bëjë ankesa”.

Rexhepi sqaroi edhe njëherë se cili institucion konstituohet i pari e cili i fundit.

“Ashtu ka qenë prejse unë votoj në vitin 2009 e këndej, gjithmonë fillimisht kemi votuar kryekuvendarin, në një periudhë të shkurtër kohore është dashur të votohen zëvendës kryetarët, pastaj Qeverinë dhe të votonimin presidentin e shtetit”, shtoi Rexhepi, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme