Ndërron jetë legjenda e muzikës pop, Prince NULL NULL 21.04.2016 19:18 21.04.2016 19:18 Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari amerikan, Prince. Sipas mediave amerikane, ylli i muzikës pop mbylli sytë mëngjesin e sotëm në studion e tij në Minesota, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen ende. Para gjashtë ditësh, autori i hitit “Purple Rain” u shtrua në spital me simptoma gripi, shqetësim nga i cili vuante prej disa javësh. https://www.youtube.com/watch?v=F8BMm6Jn6oU