Salah mund të jetë surpriza e madhe e merkatos verore NULL NULL 26.06.2026 09:46 26.06.2026 09:46 Foto: PA Media Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah i cili është në fund të kontratës me Liverpoolin, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe mbetet një nga emrat më të kërkuar në futbollin botëror. Fillimisht, klubet saudite kishin në fokus Raphinhan e Barcelonës, por sipas raportimeve të fundit në mediat angleze, Al-Hilal ka ndryshuar objektiv dhe tani synon pikërisht Salahun. Sulmuesi 34-vjeçar ka shënuar 12 gola në sezonin e fundit dhe pritet të marrë një ofertë të majme prej rreth 20 milionë euro në vit, një shifër që e vendos atë në mesin e transferimeve më të bujshme të verës. /Klankosova.tv