Trump shënon fitore të madhe në gjykatë, hapet rruga për rikthimin e politikës së ashpër ndaj azilkërkuesve NULL NULL 26.06.2026 12:42 26.06.2026 12:42 Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhënë dritën jeshile administratës së presidentit Donald Trump për rikthimin e një prej politikave më të debatueshme të emigracionit, duke i hapur rrugë kufizimit të ndjeshëm të hyrjes së azilkërkuesve në kufirin jugor të ShBA-së. Vendimi konsiderohet një fitore e rëndësishme për Trumpin, i cili ka premtuar zbatimin e një politike të ashpër ndaj azilkërkuesve. Sipas Foxnews, në mesin e prioriteteve të administratës së tij janë dëbimi i një numri të madh emigrantësh pa dokumente, forcimi i kontrolleve kufitare dhe kufizimi i hyrjes së personave që kërkojnë azil në territorin amerikan, transmeton Klankosova.tv. Politika e rikthyer u jep autoriteteve amerikane në kufi të drejtën që t’i kthejnë azilkërkuesit në Meksikë përpara se ata të hyjnë zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si pasojë, atyre u pamundësohet paraqitja e menjëhershme e kërkesës për azil, procedurë që zakonisht shënon fillimin e procesit ligjor për shqyrtimin e rasteve të tyre. Sipas legjislacionit amerikan, personat që mbërrijnë në kufirin e ShBA-së dhe kërkojnë mbrojtje për shkak të përndjekjes politike, racore apo fetare, në rrethana normale kanë të drejtë që kërkesat e tyre për azil të shqyrtohen nga autoritetet kompetente. Kontrolli më i rreptë i numrit të azilkërkuesve në kufirin jugor kishte nisur gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama, por kjo qasje u zgjerua ndjeshëm dhe u bë një nga shtyllat kryesore të politikës së emigracionit gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit. Me vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, administrata Trump fiton më shumë hapësirë ligjore për zbatimin e këtyre masave kufizuese.