Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga NULL NULL 24.06.2026 20:07 24.06.2026 20:07 Një kamion është rrëzuar paraditen e sotme në zonën e Drogostunjës, në Librazhd, duke shkaktuar bllokimin e plotë të qarkullimit rrugor. Sipas informacioneve nga vendngjarja, aksi ka mbetur i bllokuar për më shumë se një orë, ndërsa dhjetëra automjete janë detyruar të presin në radhë të gjata deri në normalizimin e situatës. Bëhet e ditur se janë krijuar kolona të gjata kamionësh dhe automjetesh në të dyja korsitë e rrugës. Ende nuk ka informacion zyrtar për të lënduar, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve të specializuara për largimin e kamionit dhe rikthimin e qarkullimit normal. Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Euronews.al