Prindërit në alarm: Si ta dalloni varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale? NULL NULL 21.06.2026 21:32 21.06.2026 21:32 Pas njoftimit se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet përdorimi i platformave si TikTok, Instagram dhe Snapchat nga pranvera e vitit 2027 në Britani, reagimet mes të rinjve kanë qenë të forta. Disa fëmijë e kanë pritur me pakënaqësi këtë vendim, ndërsa një nxënëse në Lancashire u bë virale me përgjigjen e saj të thjeshtë: “Do të shikoja një mur”, kur u pyet çfarë do të bënte pa rrjetet sociale. Sipas specialistëve të shëndetit të varësive në Mbretërinë e Bashkuar, përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shndërrohet në varësi kur individi ndjen nevojë të pakontrollueshme për t’u kthyer vazhdimisht tek to, edhe kur kjo ndikon negativisht në jetën e përditshme. Eksperti Nick Dunkley nga organizata UKAT thotë se videot e shkurtra në platforma të tilla krijojnë stimulim të shpejtë dhe të vazhdueshëm, duke ndikuar në vëmendjen dhe sjelljen e të rinjve. Sipas tij, prindërit mund të vërejnë disa shenja tek fëmijët: vështirësi në komunikim pa telefonin mungesë kontakti me sy dhe shpërqendrim të vazhdueshëm nervozizëm kur u merret telefoni pagjumësi nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale dhimbje koke dhe probleme me përqendrimin. Në raste më serioze, mund të shfaqet edhe izolim social dhe ulje e aftësisë për t’u përqendruar në detyra të tjera. Ekspertët thonë se ndalimi i paralajmëruar mund të sjellë vështirësi fillestare, me ndryshime humori dhe reagime të forta tek të rinjtë. Megjithatë, ata besojnë se me kalimin e kohës, fëmijët do të përshtaten, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv. Sipas Dunkley, sfida kryesore për zbatimin e masës mund të jetë mosrespektimi i rregullave nga prindërit, të cilët mund t’u lejojnë fëmijëve qasje në rrjete sociale pavarësisht ndalimit.