Tjetër largim nga FC Prishtina NULL NULL 19.06.2026 15:48 19.06.2026 15:48 Ardit Nika FC Prishtina ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me portierin Ardit Nika, me marrëveshje të dyanshme, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare të tij te bardhekaltrit. Portieri 28-vjeçar ishte pjesë e Prishtinës që nga viti 2021, duke qenë një nga emrat e rëndësishëm të skuadrës gjatë sezoneve të fundit, transmeton Klankosova.tv. Gjatë aventurës së tij në kryeqytet, Nika kontribuoi në sukseset e klubit, duke fituar titullin e kampionit të Kosovës, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës. Klubi e falënderoi portierin për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë qëndrimit në “Fadil Vokrri”, ndërsa i uroi suksese në vazhdimin e karrierës së tij.