Dëshmitari i Masakrës së Çikatovës: Lapidar për Xhafer Veliun dhe djemtë e tij NULL NULL 17.06.2026 18:47 17.06.2026 18:47 Në fshatin Polac të Skenderajt u mbajt ceremonia e zbulimit të lapidarit të Xhafer Veliut dhe dy djemve të tij, Shyqeri dhe Çlirim Veliu. Në ceremoni morën pjesë, nënkryetari i Komunës Fadil Nura, deputetë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë dhe shumë qytetarë. Ky aktivitet u organizua për të nderuar kujtimin, sakrificën dhe kontributin e tyre. Xhafer Veliu, ishte ndër dëshmitarët kryesorë të Masakrës së Çikatovës. Ai i mbijetoi kësaj ngjarje të trishtë, por djali i tij 13 vjeçar jo. Në Çikatovë nga ushtria serbe ishin vrarë afër 100 shqiptarë. Baca Xhafer nuk arriti ta përjetonte drejtësinë për fëmijen e ekzekutuar dhe të tjerët. Xhafer Veliu, vdiq në vitin 2018-të, 19 vjet pas mbarimit të luftës.