Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

NULL NULL
17.06.2026 17:09
Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump. Reuters.

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka postuar në Truth Social, duke folur për udhëtimin e e G7-ës.

Ai këtë udhëtim të tij e ka konsideruar si një “sukses të madh”, raporton BBC.

“Udhëtimi ishte një sukses i madh, por kryesisht ajo për të cilën njerëzit donin të flisnin është fakti se Irani nuk do të ketë armë bërthamore dhe se Ngushtica e Hormuzit do të hapet menjëherë”, shkroi ai.

Trump përmend gjithashtu ekonominë amerikane, duke thënë se tregu i aksioneve është rritur dhe çmimet e naftës kanë rënë “për shkak të marrëveshjes”.

lajme të ngjashme