Ndërron jetë Victoria Wood NULL NULL 20.04.2016 21:42 20.04.2016 21:42 Komediania, këngëtarja dhe shkrimtarja Victoria Wood ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare pas një betejë të shkurtë me kancerin. Publicisti i saj ka thënë se ajo ka vdekur të mërkurën në shtëpinë e saj në veri të Londrës, transmeton Klan Kosova. Partneria e saj në komedi, Julia Walters, ka thënë se ajo është shumë e lënduar nga vdekja e saj dhe që Wood është e pazëvendësueshme. Wood u bë e famshme në vitet 1980 dhe ishte fituese e pesë çmimeve Bafta.