Alarm në kampin e Gjermanisë, lojtarët përballen me gjarpër helmues në ShBA NULL NULL 16.06.2026 20:09 16.06.2026 20:09 Kampi stërvitor i Kombëtares së Gjermanisë në SHBA është përballur me një situatë të pazakontë gjatë Kupës së Botës 2026, pasi pranë bazës së ekipit është parë një gjarpër helmues. Kapiteni Joshua Kimmich konfirmoi se lojtarët janë paralajmëruar për rrezikun, duke zbuluar se bëhet fjalë për një specie helmuese. “Pamë një gjarpër dje dhe na thanë se ishte helmues. Nëse të kafshon, duhet të shkosh në spital. Nuk besoj se do të vdesësh, por sigurisht që është i rrezikshëm”, deklaroi Kimmich. Mesfushori gjerman shtoi se skuadra po tregohet shumë e kujdesshme për të shmangur kontaktin me kafshët në zonë. Sipas raportimeve të BILD, gjarpri në fjalë ishte një Copperhead, një specie helmuese që gjendet shpesh në shtetin e Karolinës së Veriut, ku është vendosur kampi i Gjermanisë./Klankosova.tv