“Fryma e Modiglianit në artin shqiptar”, për herë të parë në Kosovë vjen në Galerinë Qahili NULL NULL 16.06.2026 17:18 16.06.2026 17:18 Ekspozita shëtitëse “Fryma e Modiglianit në artin shqiptar”, hapet sonte nga ora 18:30 në Galerinë Qahili në Prishtinë. Për herë të parë në Kosovë, publiku do të ketë mundësinë të shohë nga afër pesë vepra të certifikuara të Amedeo Modiglianit, të prezantuara përkrah veprave të artistëve shqiptarë, në një dialog unik ndërmjet modernizmit evropian dhe artit pamor shqiptar. Ekspozita vjen si vazhdim i dialogut artistik të nisur me ekspozitën e Amedeo Modiglianit në Galeria Kalo në Tiranë dhe synon të eksplorojë ndikimin e mundshëm të estetikës dhe gjuhës artistike të njërit prej emrave më të rëndësishëm të artit modern evropian në krijimtarinë e artistëve shqiptarë. Për publikun kosovar, kjo ekspozitë përfaqëson një mundësi të veçantë për të parë nga afër pesë vepra të Modiglianit dhe për të eksploruar ndikimin që arti i tij mund të ketë pasur në zhvillimin e artit pamor shqiptar. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 26 qershor 2026. /Klankosova.tv