Ende pa përfunduar Botërori, vjen shkarkimi i selektorit të Tunizisë NULL NULL 15.06.2026 13:27 15.06.2026 13:27 Kombëtarja e Tunizisë ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me trajnerin francez Sabri Lamouchi, pas paraqitjes zhgënjyese në ndeshjen hapëse të turneut. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur Romain Molina, i cili raporton se federata tuniziane ka marrë vendimin për shkarkimin e teknikut francez vetëm pak ditë pas fillimit të Botërorit, transmeton Klankosova.tv. Sipas Molina-s, vendimi vjen si pasojë e humbjes së rëndë që Tunizia pësoi ndaj Suedisë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve. Avec @Romain_Molina, on avait évoqué le comportement de Lamouchi dans le vestiaire 🇹🇳 et sa faible capacité à mobiliser. On nous a accusé de mentir pour déstabiliser le groupe. Résultat : viré après le premier match de poule. Bravo coach, ça doit être la faute des journalistes. — Matteo Trabelsi (@TrabelsiMt) June 15, 2026 Përfaqësuesja afrikane u mposht me rezultatin e thellë 5:1, duke lënë një përshtypje negative dhe duke shtuar presionin mbi stafin teknik. Rezultati i rëndë ndaj suedezëve duket se ka qenë vendimtar për drejtuesit e futbollit tunizian, të cilët kanë vendosur të reagojnë menjëherë duke bërë ndryshime në pankinë. Federata e Futbollit e Tunizisë ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me pasardhësin e Lamouchit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje rreth së ardhmes së kombëtares.