Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot varroset futbollisti 24-vjeçar nga Gjakova i cili vdiq pas një sëmundje të rëndë

NULL NULL
15.06.2026 11:38
Bajram Rragamaj

Lojtari i KF Dukagjinit të Gjakovës, 24-vjeçari Bajram Rragamaj, do të varroset sot në varrezat e fshatit Skijanë.

Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të nisë nga ora 17:00, transmeton Klankosova.tv.

I ndjeri ishte nipi i ish-deputetit Hisen Berisha, i cili tha se i riu, pas një beteje të gjatë, të dhimbshme dhe të pabarabartë me një tumor agresiv, u largua fizikisht nga ata, duke i lënë pas pikëllim të madh dhe një boshllëk që nuk mund të mbushet.

Bajrami ishte në lulen e rinisë, me ëndrra, shpresa dhe jetë përpara. Një djalë studioz e inteligjent që nuk e befasonte eskalimi i sëmundjes. Ai e përballoi atë me dinjitet, forcë dhe besim, i vetëdijshëm e me shpresë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë për të gjithë ne, për vlerat e personalitetin që po rritej brenda tij”, ka shkruar Berisha në telegramin e ngushëllimit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "NJOFTIM ME ZEMER TE PIKELLUAR mΙOTE, SHOKETDHE DASHAMIRET SEME DATEN 15.06.2026 NDERROI JETE NE MOSHEN C 24 VJEÇARE DJALI VELLAU JONE IDASHUR BAJRAM [ RAME ] RRAGAMAJ (06.06.2002- (06.06.2002-15.06.2026) 15.06.2026) VARRIMII TE NDJERIT DO TẾ BEHET ME 15.06.2026 (E HEΝΕ) NÊ ORA 17:00 N世 VARREZAT E FSHATIT SKIYJANE. EPAMJAMBAHETI MBAHET N SHTİPINE E TE NDJERIT- -SKIVJANČ. XHENAZJA FALET र FALETNEVARREZA. VARREZA. SKIVJANE DT.15.06.2026 Te pikëlluar: Familja RRAGAMAJ"

lajme të ngjashme