Kajtazi: Nëse shkohet me skenarin që të bëhet qeveria, do kemi sërish zgjedhje (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 13:53 15.06.2026 13:53 Formimi i qeverisë menjëherë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, po shihet si veprim që mund ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje. Të paktën kështu deklaroi në emisionin “Kosova Today”, gazetari Shkumbin Kajtazi, transmeton Klankosova.tv. “Prej ditës së konstituimit të Kuvendit janë 60 ditë, siç ka thënë KQZ 26 qershori do të jetë data kur do të certifikohen zgjedhjet, deri më 3 korrik dita e fundit, dhe rrjedhimisht do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit. Dhe nëse shkohet me skenarin që të bëhet qeveria, ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Matematikisht, nëse në fillim të korrikut nis një afat 60-ditor me konstituimin e Kuvendit, në shtator do të konsumohet afati. Pas 45 ditësh do të jetë afati për të shpallur zgjedhjet e reja, dhe rrjedhimisht kah fundi i muajit tetor mund të mbahen zgjedhjet e reja”, tha ai në Klan Kosova.