Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tjetër rast i dhimbshëm, humb jetën futbollisti 24 vjeçar nga Gjakova

NULL NULL
15.06.2026 09:26

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të lojtarit të KF Dukagjinit të Gjakovës, Bajram Rragamaj.

Lajmin e ka bërë të ditur KF Dukagjini përmes një njoftimi, ku ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e një prej figurave që ka dhënë kontribut të çmuar për klubin ndër vite.

Sipas klubit, Rragamaj do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, kontributin dhe dashurinë e tij ndaj futbollit dhe ngjyrave të Dukagjinit.

“Në këto çaste të vështira, Kryesia, stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rragamaj, të afërmit dhe miqtë e tij”, thuhet në reagimin e klubit.

Sipas burimeve të klankosova.tv, futbollist kishte qenë i sëmurë me kancer.

lajme të ngjashme