Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

A ishte penallti në ndeshjen Zvicër – Katar apo jo? FIFA me sqarim zyrtar

NULL NULL
14.06.2026 16:27

Barazimi 1-1 mes Katarit dhe Zvicrës në fazën e grupeve të Kupës së Botës ka shkaktuar reagime të shumta, me teknologjinë VAR që u vu në qendër të vëmendjes.

Kontestimet nisën pas penalltisë së realizuar nga Breel Embolo për epërsinë e Zvicrës, teksa shumë tifozë dyshuan për një pozicion të mundshëm jashtë loje të Remo Freuler në aksionin që i parapriu golit.

Situata u bë edhe më e diskutueshme pasi arbitri Said Martinez priti rreth tre minuta për konfirmimin nga VAR, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk u shfaq asnjë grafikë apo animacion 3D në transmetim, transmeton Klankosova.tv.

Pas ndeshjes, FIFA publikoi pamjet grafike dhe sqaroi se lojtari zviceran nuk ishte në pozitë jashtë loje.

Sipas FIFA-s, një problem teknik i përkohshëm pengoi shfaqjen e grafikës 3D gjatë transmetimit, por nuk ndikoi në procesin e verifikimit nga VAR.

“Defekti teknik u zgjidh shpejt dhe të gjitha procedurat standarde të VAR-it u respektuan. Vijat e përdorura konfirmuan se nuk kishte pozicion jashtë loje përpara akordimit të penalltisë”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

Pavarësisht sqarimit zyrtar, vendimi vazhdon të diskutohet gjerësisht nga tifozët dhe analistët e futbollit.

lajme të ngjashme