Arrestimi i pesë personave për krime lufte, pas pak konferenca e Prokurorisë Speciale NULL NULL 14.06.2026 12:44 14.06.2026 12:44 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës do të mbajë një konferencë për media, për të dhënë detaje lidhur me operacionin e arrestimit të pesë personave për krime lufte. Kjo konferencë pritet të nisë nga ora 13:00, nga kjo përfaqësues të PSRK-së do të shpalosin informacione për operacionin “Reçaku II”. Ndryshe, ky aksion është zhvilluar në orët e hershme të së dielës dhe është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Gjithashtu, Klankosova.tv ka publikuar më parë edhe pamjet nga ky operacion. /Klankosova.tv Rasti “Reçaku II”: Pamje nga aksioni që çoi në arrestimin e pesë personave për krime lufte (VIDEO)