Turqia e nis keq Botërorin, mposhtet nga Australia NULL NULL 14.06.2026 08:10 14.06.2026 08:10 Turqia ka pësuar humbje nga Australia në ndeshjen e parë të Grupit D në Kupën e Botës në futboll që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Australianët, të cilët u mbrojtën me sukses gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, realizuan përmes Nestory Irankundas dhe Conor Metcalfe për fitoren 2:0. Irakunda shënoi në minutën e 27-të, kurse Metcalfe në minutën e 75-të. Në këtë grup, tani prijnë SHBA-ja dhe Australia, pas fitoreve në ndeshjet e para. Përveç Turqisë, pjesë e grupit është edhe Paraguai. Për t’u kualifikuar në këtë Botëror, Turqia e kishte eliminuar Kosovën në playoff. /Klankosova.tv