Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zyrtare: Yaya Toure nis karrierën si trajner, merr drejtimin e Slovan Bratislavës

NULL NULL
13.06.2026 16:55

Legjenda e futbollit afrikan, Yaya Touré, ka nisur zyrtarisht karrierën si trajner i parë, pasi është emëruar në krye të kampionëve të Sllovakisë, Slovan Bratislava. Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Manchester Cityt ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin.

43-vjeçari vjen në këtë detyrë pas eksperiencës si ndihmëstrajner i kombëtares së Arabisë Saudite, ndërsa kjo është hera e parë që do të drejtojë një ekip si trajner kryesor. Ai zëvendëson Vladimir Weiss, i cili mori drejtimin e kombëtares së Sllovakisë.

Në deklaratën e tij të parë, Touré u shpreh se synon të ndërtojë mbi sukseset e paraardhësit të tij dhe të luajë futboll dominues, me objektivin për të vazhduar dominimin e Slovan Bratislavës në futbollin sllovak dhe për të bërë një paraqitje të mirë në garat evropiane. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme