Kombëtaret e Kosovës në basketboll 3×3 sot zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Evropian NULL NULL 13.06.2026 10:13 13.06.2026 10:13 Sot dy ekipet kombëtare të Kosovës në basketboll 3×3 zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian. Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar edhe oraret e ndeshjeve që do të luhen në Prishtinë. Te meshkujt, nga ora 17:00, në kuadër të grupit A, luan Kosova-Qipro, teksa në ora 19:10, Kosova ka përballë Irlandën. Ndërkaq, te kategoria e femrave, në ora 19:15, në kuadër të grupit B, sot Kosova luan ndaj Irlandës. Ndeshjet në fjalë mund t’i ndiqni në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion.