Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahu bashkëshorten në Prishtinë – ai shkon prapa grilave, ajo në strehimore

NULL NULL
13.06.2026 09:01

Të premten në Prishtinë një burrë është arrestuar pasi ka fyer dhe rrahur bashkëshorten.

Kjo e fundit pasi ka marrë trajtim mjekësor, ka zgjedhur të shkojë në strehimore.

“Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

lajme të ngjashme