“U prehsh në paqe, hero i UÇK-së” – shkruan në kurorën e Hashim Thaçit në varrin e Sahit Jasharit NULL NULL 12.06.2026 18:00 12.06.2026 18:00 Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës ka ndarë një fotografi të kurorës së vendosur në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi te varri i ish-komandantit të UÇK-së, Sahit Jasharit. Në kurorën e luleve është lënë edhe një mesazh në emër të Thaçit, ku shkruan: “Jetove me nder, luftove me heroizëm dhe u përjetësove me veprën tënde. U prehsh në paqe, hero i UÇK-së!”. /Klankosova.tv Ish-komandanti i UÇK-së, Sahit Jashari vdiq mbrëmjen e së enjtes në moshën 61-vjeçare.