Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elezi: Sot synojmë t’i kryejmë votat nga përfaqësitë diplomatike, menjëherë nisin ato me postë (VIDEO)

NULL NULL
12.06.2026 15:33

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) synon që ky proces të përmbyllet gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për Klan Kosovën, ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, do të nisë menjëherë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë.

“Ky proces ka nisur gjatë pasdites së enjtes dhe deri në fund të ditës së enjte numri i vendvotimeve që janë numëruar dhe që i takojnë këtyre përfaqësive diplomatike është 13 nga 47. Menjëherë në mëngjes kemi filluar procesin me kutitë e tjera dhe si KQZ jemi duke u përpjekur që procesi i numërimit që i takon votimit në përfaqësitë diplomatike të arrijë të përmbyllet gjatë ditës së sotme, e premte, dhe menjëherë pas kësaj të fillojmë me numërimin e votave që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, përkatësisht atyre me postë”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, paralelisht po vazhdon edhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa Prishtina mbetet komuna e fundit në këtë proces për shkak të numrit të madh të vendvotimeve.

Ndiqni prononcimin e plotë:

lajme të ngjashme