Shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” ngjitet sonte në skenën e Oslos NULL NULL 12.06.2026 13:41 12.06.2026 13:41 Shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, produksion i Qendrës Multimedia dhe “The Market Theatre”, do të shfaqet më 12 dhe 13 qershor 2026 në Black Box Teater në Oslo, në kuadër të festivalit Heddadagene, një nga ngjarjet e rëndësishme teatrore në Norvegji. Shfaqja sjell në skenë histori pajtimi nga Kosova dhe Afrika e Jugut, duke u fokusuar në Aksionin e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990) dhe në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Afrikën e Jugut (1995). Me tekst të Jeton Nezirajt (Kosovë), dramaturgji të Greg Homann (Afrika e Jugut) dhe regji të Blerta Nezirajt (Kosovë), në këtë produksion luajnë: Gontse Ntshegang (Afrika e Jugut), Ilire Vinca (Kosovë), Kensiwe Tshabalala (Afrika e Jugut), Arben Bajraktaraj (Kosovë/Francë), Les Made (Afrika e Jugut), Bongile Gorata Lecoge-Zulu (Afrika e Jugut) dhe Amernis Nokshiqi (Maqedonia e Veriut). /Klankosova.tv