Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votat e diasporës: Kush po merr më shumë – ky është linku për rezultate

NULL NULL
12.06.2026 12:14

Numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht në 30 përfaqësi diplomatike, që ka filluar dje pasdite është duke vazhduar.

Deri më tani, bazuar në përditësimet e KQZ-së, janë numëruar 13 nga 47 vendvotimet, raporton Klankosova.tv

Pas përfundimit të numërimit të dhënat janë duke u transmetuar në këtë LINK të platformës së rezultateve.

Aktualisht, VV është e para me 83.82%, PDK e dyta me 7.49%, pasuar nga LDK me 5.97%, si dhe e katërta Aleanca me 1.60 për qind.

Në procesin e vlerësimit, gjatë ditës së djeshme janë përfshirë rreth 42 mijë fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 40,414, ndërkaq janë refuzuar 1,447.

“Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 1,320 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ.” – njoftoi KQZ. /Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme