Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti ‘zbutet’ për çështjen e presidentit: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me opozitën

NULL NULL
12.06.2026 11:44

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se pas rezultateve përfundimtare nga zgjedhjet e 7 qershorit, do të mundësohet nisja e diskutimeve për hapat e ardhshëm politikë.

Madje, ai është shprehur optimist edhe për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, si dhe zgjedhjen e presidentit.

Kurti tha se ky proces kërkon bashkëpunim me partitë opozitare, për shkak të kërkesave kushtetuese për sigurimin e votave të nevojshme.

“Sa i përket zgjedhjes së presidentit, ju e dini që këtë duhet bërë në bashkëpunim me opozitën për shkak të asaj kërkese të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese para më shumë se një dekade, që kërkohen 80 deputetë t’i kenë votat e tyre të fshehta në kuti. Jemi të gatshëm, jemi të vullnetshëm, jemi të interesuar për komunikim dhe bashkëpunim por kjo nuk është asgjë e re nga ana jonë”, ka shtuar ai, raporton EO, transmeton Klankosova.tv

Ai tha se shpreson se kësaj radhe “do të jetë ndryshe”. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme