“Presim një ndryshim që duhet të ndodhë”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit NULL NULL 07.06.2026 13:07 07.06.2026 13:07 “Presim një ndryshim që duhet të ndodhë”, voton Endriti, djali i Hashim Thaçit Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli sot kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Që të dy votuan paraditen e së dielës në qendrën e votimit, saktësisht në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. Klestor Veseli, i shoqëruar nga nëna dhe vëllau, nuk pranoi të prononcohet për media. I shoqëruar nga nëna e tij ishte edhe Endriti, djali i Hashim Thaçit. Ai për KosovaPress, tha se presin një ndryshim që duhet të ndodh. “Presim një ndryshim i cili duhet të ndodh”, tha Endrit Thaçi, transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë, kujtojmë që gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ende duke vazhduar.