Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq futbollisti 22-vjeçar

NULL NULL
07.06.2026 12:03

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi në rrugën Mitrovicë–Prishtinë  ku vdiq futbollisti nga Vushtrria, Fatjon Bunjaku.

Sipas policisë në vetaksidentin e ndodhur në zonën e fshatit Maxhunaj, janë lënduar edhe dy persona, njofton Klankosova.tv.

Viktima e aksidentit që ndodhi mbrëmë ishte 22-vjeçar.

 

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

 

“Më 07 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e fshatit Maxhunaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa rreth orës 07:50, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) është pranuar njoftimi se, përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor, drejtuesi i automjetit viktima mashkull 22 vjeçar, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident”.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë policia, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme