Prishtinasit të parët për pjesëmarrje në votim deri në 11:00 – kjo është renditja e komunave NULL NULL 07.06.2026 11:35 07.06.2026 11:35 Sipas të dhënave të pjesëmarrjes në votime nga KQZ, deri tani numrin më të madh të votuesve që kanë dalë e ka Prishtina me 24,948 votues, e ndjekur nga Prizreni me 11,355, Ferizaj me 10,987 dhe Peja me 9,313. Më pas renditen Gjilani me 9,111, Gjakova me 8,893, Mitrovica e Jugut me 6,703 dhe Vushtrria me 6,237 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit po zhvillohet në 949 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,550 vendvotime, prej të cilave 911 qendra me 2,498 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 52 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht. /Klankosova.tv