Qytetarët votojnë në fshatin e Jakup Krasniqit, ish-mësuesi kujton figurën e tij (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 14:00 07.06.2026 14:00 Në fshatin Negroc, vendlindja e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, procesi i votimit është zhvilluar me pjesëmarrje të qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e tyre. Gazetari Kastriot Tahiri raportoi nga terreni se procesi ka vijuar normalisht, ndërsa disa qytetarë kanë dalë për të votuar gjatë ditës. Sadik Krasniqi, ish-mësues, ka ndarë kujtime dhe vlerësime për figurën e Jakup Krasniqit, me të cilin thotë se ka pasur lidhje familjare dhe profesionale. “Me Jakup Krasniqin jemi shumë familjarë të afërt, kam pas fatin me qenë bashkë me të edhe profesionin ta kem të njëjtë. Si kolegë, për fat vitin e parë Jakupi ka shkuar në Skenderaj, por ka qenë një ndër mësuesit më të mirë. Më kujtohet kur kam fillu me punu në vitet ’80 kur kanë ardhur inspektorët dhe kanë hulumtuar, Krasniqi është fokusuar vetëm në historinë kombëtare. Si mësimdhënës ka qenë i nivelit shumë të lartë. Sot kalova shumë mirë në këtë ditë votimi”, u shpreh ai.