Osmani: Shpresoj shumë që sa më shumë qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e votës (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 09:58 07.06.2026 09:58 Ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj të votës. Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj i është drejtuar vendvotimit në shkonllën “Shkëndija” në Hajvali, raporton klankosova.tv. Pas përfundimit të procesit të votimit, Osmani i është adresuar mediave. “Dua të uroj për të gjithë qytetarët një proces zgjedhor të rregullt, që i kontribuon demokracisë në vendin tonë, krijimit të institucioneve që Kosova të dal nga krizat e njëpasnjëshme. Shpresoj shumë që sa më shumë qytetarë të shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha ajo.