Qendra më e madhe e votimit në Skenderaj hapet me kohë (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 07:47 07.06.2026 07:47 Qendra më e madhe e votimit në Skenderaj “Anton Gjeta” është hapur me kohë. Gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi tha se në këtë qendër votimi ka një rritje të numrit të qytetarëve me të drejtë vote nga zgjedhjet e kaluara, raporton klankosova.tv. “Kjo është qendra më e madhe e votimit, në këtë qendër kanë të drejtë vote mbi 6 mijë persona. Në këtë qendër është shtuar numri i votuesve. Ndërsa në tërësi në Skenderaj mbi 51 mijë persona, që këtë të drejtë mund ta ushtrojnë në 33 qendra të votimit e në 77 vendvotime”, tha Latifi.