Pejë: Pjesëmarrje e ulët në qendrën e votimit “Lidhja e Prizrenit” (VIDEO) NULL NULL 07.06.2026 07:32 07.06.2026 07:32 Nga qendra e votimit në “Shkollën Lidhja e Prizrenit” në Pejë raportohet për një numër të vogël qytetarësh në orët e para të procesit zgjedhor. “Po kemi votuar. Në të gjitha zgjedhjet kam votuar, duhet me votu gjithmonë”, ka thënë një qytetar i intervistuar në vendvotim, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje. Nga Peja për Klan Kosova po raporton gazetarja Qëndresa Bellagoshi.