KQZ reagon për videon me kutinë e votimit në Rahovec: Kishte material jo-sensitiv NULL NULL 06.06.2026 21:03 06.06.2026 21:03 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku dy persona shihen duke e futur një kuti votimi në bagazhin e një automjeti. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka sqaruar duke thënë se materiali zgjedhor që shihet në pamje, është material zgjedhor jo-sensitiv, i cili sipas procedurave të parapara shpërndahet një ditë para ditës së zgjedhjeve. Reagimi i plotë: Pas publikimit të një videoje në rrjete sociale të dy personave me një kuti votimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, ka ndërmarrë masat për të sqaruar këtë situatë. Është evidentuar se ngjarja e paraqitur në video ka ndodhur në perimetrin ku është e vendosur Qendra Komunale e Numërimit në Rahovec dhe materiali zgjedhor që shihet në pamje, është material zgjedhor jo-sensitiv, i cili sipas procedurave të parapara shpërndahet një ditë para ditës së zgjedhjeve. Për vërtetimin e rrethanave të ngjarjes ekzistojnë pamjet e kamerave të sigurisë, të vendosura në pjesën e jashtme të palestrës sportive, pamjet e kamerave të qytetit si dhe prezenca e Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes, të cilat dëshmojnë qartë vendndodhjen dhe rrethanat faktike. Për qëllime të transparencës dhe sqarimit të plotë të situatës, po bashkangjesim fotografinë e lokacionit ku është realizuar video, nga e cila shihet qartë se ngjarja ka ndodhur në hapësirën e parkingut të palestrës ku është vendosur Qendra Komunale e Numërimit në komunën.