Klani nesër ju raporton edhe nga Ferizaj, Kaçaniku e Shtimja (VIDEO) NULL NULL 06.06.2026 19:51 06.06.2026 19:51 Gazetarja e Klan Kosovës, Sara Aliu, është lajmëruar nga Ferizaj ku do të raportojë gjatë ditës së nesërme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ferizaj numëron mbi 118 mijë qytetarë me të drejtë vote dhe mbi nëntë mijë të tjerë të cilët kanë të drejtë të votojnë nga diaspora. Për këtë herë, atje janë përcaktuar rreth 48 qendra të votimit. Nuk kanë mbetur as 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, ku Aliu bashkë me ekipin e Klanit do të raportojnë gjithashtu edhe nga Kaçaniku e Shtimja. Në Kaçanik janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote dhe rreth tre mijë të tjerë me të drejtë vota nga diaspora. Në Shtime të drejtë vote kanë mbi 26 mijë qytetarë dhe rreth dy mijë të tjerë nga diaspora.