Kombëtarja e Iranit mori viza për të hyrë në ShBA për Kupën e Botës NULL NULL 06.06.2026 08:24 06.06.2026 08:24 Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar se ekipit të futbollit të Iranit i janë dhënë viza për të hyrë në ShBA përpara Kupës së Botës që zhvillohet javën e ardhshme. Miratimi vjen vetëm 10 ditë para ndeshjes hapëse të ekipit kundër Zelandës së Re, që do të zhvillohet në Los Angeles më 15 qershor. “Vizat e nevojshme që Irani të garojë në Kupën e Botës, përfshirë ato për atletët dhe stafin mbështetës të nevojshëm, janë lëshuar”, thanë zyrtarët. Ata shtuan se SHBA-të nuk do të lejonin që ekipi iranian të “abuzonte me këtë sistem për të futur fshehurazi terroristë në Shtetet e Bashkuara me pretekste të rreme”. Federata iraniane e futbollit ende nuk ka komentuar publikisht mbi miratimet e vizave. Kupa e Botës FIFA 2026 do të fillojë më 11 qershor dhe do të organizohet në ShBA, Kanada dhe Meksikë. Do të jetë edicioni i parë i këtij kompeticioni që një komb pritës të marrë ekipin e një vendi me të cilin është në luftë. /Klankosova.tv