Moti në fundjavë: Diell dhe reshje shiu NULL NULL 05.06.2026 23:32 05.06.2026 23:32 Kryeqyteti Prishtina, monumenti i Newborn-it. Foto: Klankosova.tv Fundjava në Kosovë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me periudha me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën vendi do të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të intensifikohen, duke krijuar kushte për reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë. Ndërkaq, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë. Meteorologët bëjnë thirrje për kujdes edhe ndaj rrezatimit ultraviolet. Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00. /Klankosova.tv