Perezi s’i ndal krekosjet para zgjedhjeve NULL NULL 05.06.2026 18:38 05.06.2026 18:38 Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka vazhduar të krekoset para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale për në krye të klubit. Ai ka premtuar se do të sjellë një top lojtar të kategorisë së yjeve që i kishte sjellë ndër vite në “Santiago Bernabeu” si Zinedine Zidane, Cristiano Ronaldo, David Beckham e Kaka. “Unë kam nënshkruar me Zidanen, Figon, Beckhamin, Cristiano Ronaldon e Kaka-në… lojtari në vlerë prej150 milionë eurosh është galaktik”, ka deklaruar Perezi. “Lojtari për të cilin do të bëjmë ofertë është i asaj kategorie”.