Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

ATK: Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për pesë muaj

NULL NULL
05.06.2026 18:01
ATK, foto ilustruese

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë muajve janë mbledhur mbi gjysmë milard euro nga të hyrat tatimore.

“Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro”, raporton klankosova.tv.

Kjo shifër shënon rritje prej 57 milionë euro apo 12.4% më shumë se viti paraprak.

“Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme