Mes duartrokitjeve, polici i vrarë në Maliq përcillet për në banesën e fundit NULL NULL 05.06.2026 13:50 05.06.2026 13:50 Polici i vrarë në Maliq, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit mes duartrokitjesh Enea Mekolli, polici i njësisë “Shqiponja”, i vrarë një ditë më parë gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Maliq, u përcoll për në banesën e fundit mes lotëve dhe duartrokitjeve të kolegëve, të afërmve dhe miqve. Siç shkruan Euronewsal, homazhet për 34-vjeçarin u zhvilluan nga ora 10:00 deri në 12:00 në Pallatin e Kulturës në Pogradec, transmeton Klankosova.tv. Në ceremoninë e nderimit morën pjesë familjarët, të afërmit, kolegët dhe përfaqësues të strukturave të Policisë së Shtetit. Mes dhimbjes dhe emocioneve të forta, kolegët e Mekollit nga forca “Shqiponja” nderuan kujtimin e tij, duke e përcjellë me respekt dhe mirënjohje për shërbimin e tij në radhët e policisë.