Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona futet në garë për Osimhen, sulmuesi nigerian në radarët e katalanasve

NULL NULL
05.06.2026 16:24

Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit nigerian Victor Osimhen gjatë afatit kalimtar veror, raportoijnë disa media spanjolle, të afërta me klubin katalanas.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Barcelonas janë në kërkim të një pasuesi afatgjatë për sulmuesin polak Robert Lewandowski dhe emri i Osimhenit është rikthyer fuqishëm në listën e dëshirave. Megjithatë, prioriteti kryesor i Barcelonës mbetet Julian Alvarez, ndërsa nigeriani konsiderohet një alternativë e rëndësishme.

Osimhen aktualisht është pjesë e Galatasarayt, i cili e bleu përfundimisht nga Napoli për rreth 75 milionë euro. Sulmuesi 27-vjeçar vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe instinktit të jashtëzakonshëm për gol.

Megjithatë, një operacion i tillë nuk pritet të jetë i lehtë për Barcelonën për shkak të kostos së lartë të kartonit dhe pagës së lojtarit. Për këtë arsye, drejtuesit blaugranas po analizojnë me kujdes mundësitë financiare para se të bëjnë lëvizjen vendimtare.

Nëse Barcelona vendos të hidhet në sulm për Osimhenin, atëherë pritet një nga sagat më interesante të afatit të verës.

lajme të ngjashme