Ismaili: Kurti i treti 20 miliardë euro të buxhetit, por Kosovën e la në krizë dhe qytetarët të varfëruar (VIDEO) NULL NULL 05.06.2026 15:27 05.06.2026 15:27 Uran Ismaili Nënkryetari i PDK-së dhe kandidati për deputet, Uran Ismaili, ka në një video të publikuar në rrjetet sociale, drejtuar qytetarëve ka thënë se kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se për gjashtë vite e ka thelluar krizën në Kosovë dhe e ka varfëruar qytetarin. Ismaili tha se Kosova sot ka ekonomi të ngecur, shëndetësi dhe arsim në rrënim, si dhe qytetarë që po jetojnë në pasiguri e varfëri. “Rreth 20 miliardë euro i ka pasur në menaxhim Albin Kurti. Rreth 20 miliardë euro i ka tretur, derisa Kosovën e ka dorëzuar te mafia energjetike”, ka thënë Ismaili. Ai tha se kjo qeverisje ka prekur xhepin e secilit qytetar, nga tryeza e familjeve deri te ilaçet e të moshuarve. Sipas Ismailit, zgjedhjet e 7 qershorit nuk janë vetëm për lëvizje përqindjesh mes partive, por për ta ndryshuar mendësinë e qeverisjes. “Më 7 qershor, votoni PDK-në dhe Bedri Hamzën për kryeministër, për t’i larguar nga qeveria ata që duan monopol politik dhe nga politika ata që duan monopol personal”, ka thënë Ismaili.